EURO 2012, Spanjë-Itali ndahen në barazim

10/06/2012 20:10

Kampionët e Botës njëkohësisht dhe të Europës, Spanja ka barazuar në takimin e parë të grupit ndaj Italisë me rezulatin 1-1.

Fillimisht ishte kombëtarja “axurre” që shënoi e para me anë të zëvendësuesit Di Natale, në minutën e 60-të dhe vetëm tre minuta më pas barazon Spanja me anë të Fabregas.

Ekipi Kampion Bote pati dhe disa raste të tjera në dispozicion, por sulmuesi Torres i hyrë në pjesën e dytë të takimit nuk arriti t’i shrfytëzojë siç duhet.

Kështu dy ekipet që janë edhe favoritet për të kaluar në turin tjetër ndajnë nga një pikë mes njëra-tjetrës.

Në takimin tjetër të grupit C, Kroaci-Irlandë, përfaqësuesja ballkanase fitoi bindshëm 3-1. Dy gola të Mandzukic dhe një i Jelavic bënë që kroatët të marrin tre pikë shumë të rëndësishme.

Golin e vetëm për irlandezët e Giovanni Trapattoni e shënoi St. Ledger.
 

Top Channel