Hetime për diplomat e “Kristalit”

07/05/2012 00:00

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar në “Universitetin Kristal” një sërë
dokumentesh, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimeve të plota për të
zbardhur rastin e diplomimit të djalit të ish-liderit të Ligës së
Veriut, Umberto Bossi, i denoncuar pak ditë më pare nga media italiane,
por edhe raste te tjera teë supozuara me studentë shqiptarë.

Sipas burimeve jo zyrtare, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar hetimin penal për faklsifikim të dokumenteve zyrtare.
 
Hetimet do të zhvillohen nga Njësia Task-Forcë për të zbardhur nëse ka apo jo falsifikim në këto dokumente, qe nisin nga regjistrimi i Renzo Bossi-t, si student deri tek diplomimi i tij.

Vetem dy dite pas fillimit të verifikimeve, lidhur me dyshimet e medias, prokurorët deklarojnë jozyrtarisht se kanë nisur hetimet penale.

Megjithate gjatë publikimit të këtij skandali nga mediat italiane dhe me pas edhe ato shqiptare, vetë “Universiteti Kristal”, në Tiranë ka reaguar duke njoftuar se Renzo Bossi është regjistruar në baze të dokumentacionit të paraqitur në administraten e Universitetit, për vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacioneve ne fuqi.

Nderkohe media italiane ka njoftuar se Bossi ne 2009 ka marre diplomen e shkolles se mesme dhe në 2010 është diplomuar ne Tirane ne ciklin 3-vjeçar te biznesit. Por sipas policise Renzo Bossi nuk ka qene asnjëherë në Shqiperi. Dyshimet e para rane mbi nje operacion te mundshem të shitjes së diplomes, jo vetëm ndaj dy shtetasve italiane, por edhe ndaj studenteve te tjere ne Shqiperi.

Megjithate do të jenë prokuroret tashme, qe do te verifikojne nese te pakten Renzo Bossi i ka zhvilluar apo jo  tre vite mesim në kete universitet para se te marre diplomen. Prokuroria e Napolit dhe Milanos deklaruan me heret per mediat italiane, se Bossi rezulton i regjistruan me numer amze 482, eshte diplomuar per Menaxhim-Biznesi dega Ekonomik dhe diploma e tij rezulton te jete leshuar me daten me 8 tetor 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA