Anëtarët e Kongresit në Meksikë kanë aprovuar unanimisht një projekt/ligj që siguron shpërblim për viktimat e krimit të organizuar.
Ligji do të krijojë një organ kombëtar për të regjistruar krimet e këtij lloji, ku përfshihen edhe rrëmbimi e zhdukja e detyruar.
Gjithashtu, ligji parashikon mbështetje financiare, ligjore dhe mjekësore për viktimat e krimit, të shkaktuar kryesisht nga lufta për kontrollin e drogës.
Rreth 50 mijë persona kanë mbetur të vrarë në Meksikë që prej vitit 2006, kur presidenti Felipe Calderon vendosi ushtrinë për të luftuar kartelet kriminale.
Në bazë të ligjit, të afërmit e personave që janë vrarë ose zhdukur mund të kërkojnë kompensim, ashtu sikurse ata të atyre që janë rrëmbyer dhe plagosur si pasojë e krimit të organizuar.
Gjithashtu, një regjistër kombëtar do të hapet për të regjistruar krimet dhe hequr mënjanë fondet për kompensimin e viktimave, që mund të arrijë në 70 mijë dollarë.
Projekt/ligji kaloi unanimisht në Dhomën e Deputetëve, me aktivistët të pranishëm, që duartrokitën dhe thirrën njëzëri “Jo më vdekje!”.
Pasi ka kaluar edhe në Senat, ligji do të kalojë nga presidenti Felipe Clanderon, që edhe më parë ka shprehur mbështetjen e tij për këtë iniciativë.
Top Channel