Misioni i OSBE-së do të jetë lehtësues në organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë në Kosovë.
Kështu ka njoftuar ky mision nëpërmjet një komunikate për mediat të hënën, duke konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje për rolin e këtij misioni gjatë këtyre zgjedhjeve.
Kryesuesi i OSBE-së që njëherësh është zëvëndëskryeministër i Irlandës, Imon Gilmor, ka mirëpritur arritjen e një marrëveshjeje të tillë, thuhet në komunikatë, ndonëse nuk tregohen se kush ishin palët e përfshira.
Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur një vendim të tillë të OSBE-së për lehtësimin e votimit për qytetarët serbë me shtetësi edhe të Serbisë në zgjedhjet e 6 majit.
Siç dihet, deri tani institucionet e Kosovës kanë kundërshtuar vetëm vendimin e Serbisë që të mbajë edhe zgjedhjet lokale brenda territorit të Kosovës, ndërsa për parlamentare dhe presidenciale janë pajtuar që të lehtësohen nga ndonjë institucion ndërkombëtar. “Ky veprim është në harmoni me Dokumentin e Ahtisaarit, Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Gjatë kësaj dite do të hapen qendra mobile votimi, do të ketë vetëm simbole të OSBE-së, ndërsa numërimi do të bëhet jashtë territorit të shtetit të Kosovës, në mungesë aktuale të Ambasadës së Serbisë në Republikën e Kosovës, dhe anasjelltas”, sqaron Qeveria e Kosovës.
Për më tepër aty thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se ky është një hap i madh për shtetin e Kosovës sepse për herë të parë Serbia është pajtuar që të mos organizojë asnjë lloj zgjedhje në Kosovë, 13 vite pas përfundimit të luftës”.
Thaçi-Westerwelle, optimistë për planin
Pas marrëveshjes vjen zbatimi. Këtë mesazh e ka dhënë të hënën në Prishtinë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle. Strukturat paralele serbe të sigurisë që veprojnë në veriun e Kosovës duhet të shpërbëhen, ka thënë kryediplomati gjerman në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Debati për pasuritë e Kosovës
Çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe ndonjë shteti tjetër, e cila ka të bëjë me pasuritë e Kosovës, shkel dhe cënon rëndë shtetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Jahjaga takon Thacin para vizitës në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti të hënën në
një takim përpara nisjes për në Bruksel, Kryeministrin e Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi.
Kosova, e ftuar në samitin e Ohrit Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës
Juglindore, i cili do të mbahet në Ohër, do të marr pjesë edhe Republika
e Kosovës.
Limaj kërkon Thaçin dhe Faith Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua të premten seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për çështjen e Ministrisë së Transportit.