Parregullsi në votimet e Ferizajt
29/04/2012 20:30
Qytetarët e Ferizajt votuan këtë të dielë për të zgjedhur kryetarin e Komunës së tyre. Por edhe ky proces zgjedhor u karakterizua nga shumë parregullsi.
Personi i emëruar në pozitën e komisionerit dhe si i tillë do të duhej të ishte në njërën nga vendvotimet duke vëzhguar procesin zgjedhor. Por nga vëzhgimi jonë ai duket se ka një prioritet tjetër, organizimin e transportit për bashkëfshatarët e tij të cilët për një arsye apo tjetrën nuk mundën të vijnë vet.
Një veprim i tillë është i ndaluar me ligj. Këtë e pranon edhe menaxheri i qendrës së votimit në fshatin Nerodime, Gani Neziri.
Personi në fjalë për të cilin kolegët e tij thonë se quhet Imri Selmani është komisioner në një qendër votimi. Por as ne e as menaxheri i tij Gani Neziri nuk arriti ta takojë më, pasi ai sic duket po fshihej diku në këtë qendër.
Prezenca e personave të paautirozuar sidomos në orët e pasdites është një tjetër shqetësim si për partite politike ashtu edhe për organizatat monitoruese. Ndërsa nuk munguan rastet kur komisioneret erdhën me posterat e kandidatëve për kryetar komune.
Përtej këtyre parregullsive, qytetarët e komunës së Ferizajt kërkojnë që kryetari i ardhshëm të kryejë detyrimin ndaj tyre dhe të përmbushë premtimet parazgjedhore.
Numri i përgjithshëm i votuesve në Ferizaj është 95 mijë. Procesi zgjedhor është vëzhguar nga rret 1500 vëzhgues vendas, por edhe ndërkombëtarë.
Deri në orën 15:30, KQZ-ja ka raportuar se kanë votuar 19.54 perqind ose 18 mijë e 655 votues, një shifër kjo më e ulët se në zgjedhjet e kaluara.
Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka parregullsitë e evidentuara deri më tani nuk e dëmtojnë procesin zgjedhor.
Kosova, e ftuar në samitin e Ohrit Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës
Juglindore, i cili do të mbahet në Ohër, do të marr pjesë edhe Republika
e Kosovës.
Limaj kërkon Thaçin dhe Faith Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua të premten seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për çështjen e Ministrisë së Transportit.
Kosovë, AKP i drejtohet Kuvendit Anëtarët e mbetur të bordit të AKP-së kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që t’i emërojë sa më shpejt tre drejtorët e rinj, në mënyrë që bordi të rifitojë fuqinë e tij të plotë për të lëvizur drejt proçesit të privatizimit.
Kosovë, lëvizja islame paralajmëron qeverinë Lëvizja Islame për Bashkim kërcënon qeverinë e Kosovës me protesta të ashpra, në rast se nuk merr masa për heqjen e nenit që ndalon mbajtjen e shamisë nëpër shkolla dhe institucione publike.
Kosovë, partitë të ndara për zgjedhjet Partitë politike në Kosovë e komentojnë ndryshe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vjeshtë, së bashku me zgjedhjet lokale.