Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministri i Drejtësisë,
Hajredin Kuçi paralajmëron dorëheqjen e tij në rast se nuk do të hiqen
neni 37 dhe 38 i Kodit të ri Penal.

Gjatë ceremonisë së betimit të noterëve të Kosovës, ai e preku kete teme duke thënë se do të kërkojë nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, që të kthehet prapë ligji për Kodin Penal.

“Nese Jahjaga e nenshkruan, une te nesermen do ta amendoj, – ka thene Kuçi. – Une do te loboj ne kuvendin e kosoves qe ato dy nene te mos miratohen. Nese edhe përkundër përpjekjeve të mia, ato ne 1 janar hyjnë në fuqi, atehere ashtu do te hyje në fuqi edhe dorëheqja ime prej ministrit”.

Ndaj neneve 37 dhe 38 të Kordit të ri Penal, kane protestuar dite me pare dhe gazetarët e Kosovës. Ata kerkuan nga presidentja qe t`ja ktheje mbrapsht kuvendit per shkak se shkelin lirine e shprehjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA