Bie alarmi, tërmeti nuk krijoi tsunami

11/04/2012 16:00

Alarmi për tsunami, pas dy tërmeteve madhore pranë brigjeve të Indonezisë u anullua përfundimisht rreth orës 15:00, pasi Qendra e Paralajmërimit të Tsunameve konfirmoi se asnjë dallgë e rëndësishme nuk ishte formuar.

Tërmeti i magnitudës 8,6 sipas shkallës rihter vendosi vendin në alarm, ndërsa një goditje e dytë 8,3 rihter u regjistrua orë më pas në det.

Alarmi i përgjithshëm mbeti në fuqi për disa orë në Indonezi dhe Indi, si dhe ishujt përreth. Asnjë viktimë nuk u regjistrua si rrjedhojë.

Rajoni është goditur në mënyrë të vazhdueshme nga lëkundje toke, përfshi tërmetin që shkaktoi tsunamin katastrofik të vitit 2004, kur 170 mijë persona mbetën të vrarë vetëm në Indonezi dhe 250 mijë në total në të gjithë rajonin.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan (SHGA), i cili dokumenton lëvizjet e tokës në të gjithë planetin, lajmëroi se goditja e parë ndodhi në det në një thellësi prej 33 kilometrash, pothuajse 500 kilometra nga brigjet e Aceh.

Fillimisht, lëkundjet e tokës u vlerësuan sipas magnitudës 8,9 të shkallës rihter, por rishqyrtimi i SHGA-së e rivlerësoi si lehtësisht më të ulët.

Një tërmet me forcë 9.0 sipas shkallës rihter goditi Japoninë në vitin 2011, duke u shoqëruar me një tsunami, dallgët e të cilit mbërritën deri në 15 metra.

Indonezi, tërmet 8.9 ballë, alarm për tsunami

Një tërmet me magnitude 8.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar
nën det pranë brigjeve të provincës indoneziane të Aceh-s, vendi ku
dallga gjigande e dhjetorit 2004 në Oqeanin Indian mori 170.000 jetë
njerëzish.

Lekundjet e fuqishme nenujore ngjallen panik per tsunam ne rajonin qe ende bart plaget e episodit tmerrues te 8 viteve me pare. Autoritetet u keshilluan te marrin te gjitha masat e nevojshme, edhe pse nuk dihej me siguri sa ishte rreziku real i nje dallge tsunami.

Zona ne fjale goditet rregullisht nga termetet. Instituti Amerikan i Studimeve Gjeologjike, qe dokumenton termetet ne mbare boten tha se lekundjet ne Aceh e kishin epiqendren 33 kilometra thellë në det. Ndërkohë 26 vende janë vënë në alarm për këtë situatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA