“Po iki që të mos u lë borxhe fëmijëve të mi”. Këto ishin fjalet e
fundit të një 77-vjeçari grek që i ka dhënë fund jetës në sheshin para
parlamentit në Athinë.

Të shokuar dëshmitarët okularë kanë parë pensionistin grek të vrasë veten me një plumb në kokë dhe kanë lajmëruar urgjentisht policinë dhe ndihmën e shpejtë.Sipas mediave greke 77-vjeçari qe merrte vetem nje pension prej 300 eurosh, perballonte probleme te medha ekonomike, te cilat i shpjegonte ne nje leter te shkruar disa caste para se te kryente aktin fatal.Ata qe e njihin bejne fjale per nje person te ndershem,qe kishte shitur dikur farmacine e tij dhe tashme ndodhej ne gjendje teper te veshtire financiare.

Ne leter gjithashtu ai shkruan se nuk mund te gjente menyre tjeter reagimi pervec se nje fundi te ndershem per te mos filluar te kerkonte ushqim ne kazanet e plehrave dhe te behej peshe per femijet e tij.

Ngjarja ka tronditur se tepermi opinionin publik ne vend edhe per faktin qe 77-vjecari ka zgjedhur si vend per te kryer aktin e vetevrasjes, sheshin para Parlamentit duke protestuar me vdekjen e tij, per gjendjen e rende qe po kalon vendi. Vetem gjate vitit te kaluar vetevrasjet per arsye ekonomike ne Greqi jane rritur me gati 50% se nje vit me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA