Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryebashkiaku i Prishtinës e lideri i PDK-së, Isa Mustafa, do të jenë në Tiranë në kuadrin e festimeve të 4-vjetorit të pavarësisë së vendit.
Lajmi është konfirmuar nga media shqiptare dhe kosovare. Zyrtarisht, kryeministri Thaçi ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar për të përuruar objektin e ri të ambasadës së Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, kryebashkiaku i Prishtinës do të marrë pjesë në ceremoninë që organizon Bashkia e Tiranës me rastin e emërtimit të një rruge me emrin “Ibrahim Rugova”.
Ndërkohë, në Kosovë kanë nisur festimet për pavarësinë, të hapura nëpërmjet një ceremonie solemne në parlament, ditën e enjte.
Një shtet me 90% popullsi shqiptare, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 17 shkurt 2008 dhe që prej atëherë, 87 shtete në botë e kanë njohur pavarësinë e saj.
Top Channel