Situata në disa akse rrugore në vend, si pasojë reshjeve të rëna ditëve të fundit, vijon të mbetet problematike.
Qarku i Kukësi, Dibrës, Lezhës Korçës dhe Gjirokastrës, janë ndër më problematikët në disa akse rrugore. Kryesisht janë rrugët në zonat malore ato që janë bllokuar ose lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi.Policia Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, i ben apel drejtuesve te automjeteve që të tregohen të kujdesshëm veçanërisht për respektimin e normave të shpejtësisë, mospërdorimin e pijeve alkoolike, përdorimin e rripit të sigurimit, shmangien e parakalimeve të gabuara, përdorimin e kaskave mbrojtëse, përdorimin e dritave jo verbuese dhe përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe ka erë të fortë në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në rrethin e Pukës ka rënje ortekësh në drejtim të Qafë Malit, prandaj rruget janë të bllokuara. Po punohet për pastrimin e tyre.
Ndërkohë policia njofton për situatën e rrugëve në të gjitha qarqet e vendit për ditën e mërkurë.
Në qarkun Kukës, aksi Morinë-Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë
Aksi Bajram Curri-Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë
Akset B.Curri-Valbonë, Krumë-B.Curri, të pakalueshëm
Aksi Krumë-Qafë Prush, i kalueshëm me zinxhirë
Aksi Kukës-Topojan, i kalueshëm me zinxhirë
Aksi Ujmisht-Lusen-Bushtricë-Kala e Dodës-Peshkopi, i kalueshëm me zinxhirë
Shëmri-Qafë Shllak, Topojan-Shishtavec, të pakalueshëm
Në qarkun Dibër, aksi Bulqizë, Shupenzë, Ostren, i kalueshëm me zinxhirë
Aksi Peshkopi-Muhurr-Arras, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
Akset Arras-Zall Dardhë-Reç, Steblevë-Librazhd, Arras-Lurë të pakalueshëm
Aksi Shkodër-Koman, i kalueshëm me zinxhirë
Aksi Qafë Celë- Pukë- Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë
Aksi Fushë Arrës-Qafë Mali-Qafë Shllak i pakalueshëm
Akset Bogë-Theth, Selcë-Vermosh të pakalueshëm, po punohet për pastrimin e tyre
Akset në drejtim të Dukagjinit janë të pakalueshme
Akset Qafë Mali-Dardhë-Fierzë, Fushë Arrë-Iballë të pakalueshme
Në zonat e thella të Mirditës, në drejtim të Lurës, zonat janë të pakalueshme
Në qarkun Elbasan, aksi Librazhd-Bulqizë, i bllokuar
Akset rrugore Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë, të kalueshme me zinxhirë
Aksi Korçë-Ersekë-Leskovik i kalueshëm me zinxhirë
Në qarkun Gjirokastër, aksi Përmet-Carshovë është i kalueshëm me zinxhirë
Vasili: Spitalet, në gatishmëri
Situata e rënduar prej motit të keq dhe vështirësive për të kaluar në rrugë ka sjellë probleme në disa spitale të qarqeve të vendit.
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili duke raportuar për gjendjen në vend, theksoi se ka vështirësi në komunikimin e qytetarëve me qendrat shëndetësore.
“Spitalet janë në gatishmëri për të pritur cdo pacient. Kemi dërguar grupe pune në Dibër, Kukës dhe Korçë, qarqe të cilat janë shoqëruar me bllokime të rrugëve për shkak të reshjeve të mëdha të borës”, tha Vasili.
Kukës, banoret të izoluar e pa ushqime
Në qytetin e Kukësit temperaturat kane shkuar deri ne -23 gradë celsius. Shumë komuna janë të bllokuara ndërsa banorët tashmë kanë prekur rezervat e fundit ushqimore.
Banorët e Zapodit thonë se tashmë kanë filluar që të konsumojnë misra pasi rezervat ushqimore kanë përfunduar.
Ata kerkojne nderhyrje nga ajri per t’u furnizuar me ushqime pasi situate e tyre po behet kritike. Lidhur me furnizimin me energji elektrike komunat Bushtricë, Kalis, Grykë Çajë, Zapod, Arrën si dhe disa lagje të qytetit të Kukësit kanë gati 6 ditë, që nuk kane drita, kjo për shkak të dëmtimit të shtyllave të energjisë elektrike.
Top Channel