Dielli largon alergjitë nga fëmijët

06/02/2012 13:45

Luajtja në ditët me diell largon rrezikun e alergjive të ushqimit tek fëmijët. Sipas një studimi të fundit, të vegjlit që jetojnë në zona me nivele të ulta rrezatimi diellor janë më të prirur për tu prekur nga alergjitë e shkaktuara nga ushqimet apo astma.

Për të dalë në këtë përfundim kërkuesit shfrytëzuan të dhëna nga fëmijët australianë. Dielli ndihmon që në lëkurë të krijohet vitamina D dhe të mbajë larg alergjitë e shkaktuara sidomos nga vezët dhe kikirikët.

Dr. Nick Osborne, i cili ishte në krye të studimit,theksoi për ‘Daily Mail’: “Ky studim ka nënvizuar edhe më shumë lidhjen mes vendit ku jetojmë dhe alergjive nga ushqimet. Dielli bën mirë për fëmijët.”

Por, Dr. Osborne paralajmëroi që të kemi kujdes nga rrezatimi i tepërt: “Gjithsesi, duhet të kemi parasysh që të mos ekspozohemi shumë në rrezatimin diellor sepse mund të rrisim rrezikun e kancerit në lëkurë.”

Top Channel