Proteza silikoni defektoze, në pranga prodhuesi

27/01/2012 00:00

Pronari i kompanisë franceze që prodhonte proteza për gjirin e femrave është për lëndime të pavullnetëshme.

Jean Claud Mass, 72 vjec, u arrestua ditën e enjte në shtëpinë e tij, por më pas u lirua me kusht pas pagesës prej 100 mijë eurosh.

Avokati i Mass tha se klienti i tij akuzohet për prodhimin e protezave difektoze që caheshin gjatë përdorimit duke derdhur silikon brenda trupit. Ky lloj protezash u ndaluan në Francë në vitin 2010 dhe qeveria franceze që t’i hiqnin ato.

Mbi 400 mijë femra mendohet se kanë përdorur protezat difektoze të firmës franceze. Megjithatë, hetuesit u përpoqën të qetësojnë njerëzit duke thënë se jo të gjitha protezat janë difektoze. Ata këshilluan të gjitha femrat që mbajnë të tilla proteza t’i heqin ato, nëse u japin shqetësime.

Top Channel