Shkodër, ekzekutohet një person

16/12/2011 00:00

Një e ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën sonte në mbrëmje dhe që në dukje është vijimi i disa vrasjeve të ndodhura ndër vite në këtë qytet për shkak të gjakmarrjes. Në një nga rrugët kryesore të qytetit nje person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Viktima Nush  Gjerkaj, i cili punonte si shofer autoshkolle, ka qenë duke pirë kafe me një kolegun e tij, kur brenda në
lokal është futur një person dhe e ka qëlluar disa herë  me pistoletë. Gjerkaj mbeti i vdekur në vend, ndërsa u plagos rastësisht në këmbë dhe kolegu i tij.

Sipas dëshmive të të afërmve mësohet se viktima nuk ka qëndruar i ngujuar, madje ai dilte cdo ditë duke bërë guidë si shofer autoshkolle.

Nga hetimet e para, burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet të ketë motive gjakmarrje, pasi sipas policisë, djali i viktimës, së bashku me dy shokët e tij, janë dyshuar si autor të vrasjes se shtetasit Vilfred Frroku 18 vjec, ngjarje kjo e ndodhur  në vitin 2003  në lagjen Perash të Shkodrës.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi Idriz  Memcaj, i cili është dënuar me 11 vite heqje lirie. Por këtij të fundit në vitin 2005 i është vrarë babai Hysë Memcaj për motive gjakmarrje.

Nush Gjerkaj, është babai i një tjetri të dyshuar për vrasjen e vitit 2003 që u ekzekutua sonte në Shkodër.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA