Presidenti i Gjermanisë, Christian Wulff, mohoi të ketë mashtruar deputetët rreth një borxhi të marrë nga gruaja e një biznesmeni të pasur, në tetor 2008.
Wulff mori huanë prej 500 mijë eurosh ndërsa ishte guvernator i shtetit federal të Saksonisë së Poshtme. Në shkurt 2010, kur ai ripagoi borxhin, ai u pyet nga Partia e Gjelbërt në opozitë në kishte patur marrëdhënie me sipërmarrësin e quajtur Egon Geerkans. Wulff mohoi atëherë një lidhje të tillë dhe një zëdhënës përsëriti të martën se e vërteta vazhdon të jetë e njëjtë.
Wulff dhe bashkëshortja e tij, Bettina, pranuan të merrnin huanë nga biznesmeni për të blerë një shtëpi, me kushtin që të rikthenin shumën deri në nëntor 2013. Siç zbuloi gazeta “Bild”, u ra dakord që të paguhej një interes prej 4%, disi më i ulët nga kreditë që ofrojnë bankat.
Në shkurt 2010, Wulff ktheu të gjithë shumën, duke bërë që të dyshohej për lidhje tregëtare midis tij dhe Geerkans, diçka e ndaluar me kushtetutë për çdo politikan.
Detyra e presidentit është ceremoniale në Gjermani, pasi i gjithë pushteti real është i përqendruar në duart e Kancelarit. Megjithatë, për të qenë President, nevojitet një “figurë morale shembullore”.
Wulff, një antar i Partisë Kristian-Demokrate të Angela Merkel, u caktua në rolin primar të shtetit në qershor 2010. Aktualisht, ai ndodhet në një vizitë zyrtare gjashtë-ditore në Katar.
Top Channel