Obama: Mbështetje BE-së për krizën

29/11/2011 00:00

Barack Obama, i premtoi Bashkimit Evropian gjate samitit SHBA-BE mbështetjen e Washington-it në luftën kundër krizës së huave.

“Amerika,- tha shefi i Shtëpisë së Bardhë – është e gatshme të jape kontributin e saj për zgjidhjen e ngërcit europian të borxhit”.

Ne takimin me Presidentin e Këshillit Europian Herman van Rompyu dhe kreun e Komisionit Europian Barroso, Obama theksoi se kriza e Europës është një problem madhor edhe për ekonominë amerikane, e për pasojë, zgjidhja e saj është në interesin e Shteteve të Bashkuara.  

“Si dy ekonomite me te medha te botes dhe si partnere te rendesishem tregtare per njeri-tjetrin, ne kalojme nje pjese te mire te kohes duke u fokusuar tek gjetja e rrugeve per vazhdimesine e rritjes sone ekonomike dhe krijimin e vendeve te punes ne te dy anet e Atlantikut. Nëse Evropa tkurret apo ka probleme, atehere edhe neve na veshtiresohet puna sepse dergojme atje mjaft prej prodhimeve dhe sherbimeve tona. Kështu që varemi ne mase te madhe nga suksesi i europianeve, ndaj them se shtetet e bashkuara jane te gatshme te bejne pjesen e vet per t’i ndihmuar ta zgjidhin kete krize”, tha Obama.

Washingtoni druhet se pasojat e krizës mbi qëndrueshmërinë e sistemit financiar botëror dhe konjunkturën në vendin e vet. Në një konferencë shtypi me presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso dhe me presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, Obama bëri të qartë se kapërcimi i krizës së huave në eurozonë është me rëndësi të madhe për ekonominë amerikane.

“Me premtimim e tij për ndihmë presidenti amerikan shkoi më tej sesa pozicioni i tij i deritanishëm. Deri tani qeveria amerikane pati theksuar gjithnjë se evropianët duhet t’i vinin në kontroll me forcat e tyre turbulencat ekonomike. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) pati paralajmëruar prej një rrëshqitjeje të eurozonës në recesion, duke ulur edhe parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë amerikane për 2012-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA