Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus ndryshimin në Kodin Rrugor, të
shtyrë me kërkesë të nënkryetarit socialist Fatmir Xhafaj.

Socialisteve iu pranuan edhe dy kerkesa te tjera, sipas te cilave do te merret informacion nga ministri i Transporteve per ndryshime te tjera, qe do te propozohen se shpejti per Kodin Rrugor dhe do te degjohen grupet e interesit.

Komisioni i Ligjeve gjithashtu ka hapur diskutimet per projektbuxhetit, ku fillimisht 4 institucione kushtetuese dhane opinionin e tyre nese projektbuxheti i parashikuar ishte i mjaftueshem. Ajo qe ra ne sy ishte se buxheti eshte treguar i kursyer per investime ne ndertimin e godinave te reja, duke i shtyre ato, sic ishte rasti per godinen e re te Prokurorise se Shkodres.

Edhe me Zyren e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor eshte bere nje negociate ne Komisionin e Ligjeve, duke i permbushur kerkesen per shtimin e 15 vendeve te punes me sekretare gjyqesore. Ndersa dy institucionet qe nuk kerkuan asgje dhe ishin dakord me buxhetin e qeverise ishin Ministria e Drejtesisë dhe Këshilli i Larte i Drejtesise. Per te paren deputetet e opozites nuk kursyen pyetjet, ndersa per KLD-në nuk u kursyen batutat nga te dyja anet e politikes, te ciles marreveshja e arritur duket se i ka shtuar humorin dhe ka ulur tensionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA