Prej kohësh Lukas Papadhimos ka qenë një nga emrat më të lakuar në qarqet politke greke për të drejtuar ekonominë e plagosur të vendit.

Socialistët i kanë ofruar një vend nderi në listën e deputetëve të shtetit në vitin 2009 dhe pas fitores së tyre dhe ardhjes së Papandreut në pushtet, i është propozuar posti i ministrit të Financave, por bankieri i shquar grek ka preferuar të mbarojë detyrën e tij si zv.guvernator i BQE.

Për ata që e njohin, nën vështrimin e qetë poshtë syzeve fshihet një teknokrat i kulluar, i ndershëm dhe ambicioz.

Për të flet kariera e shkëlqyer brenda pak vitesh. Lukas Papadhimos ka lindur në 1947-ën. Pasi ka mbaruar kolegjin e Athinës ai ka studiuar në Boston, në Institutin Teknik në Masacusets, ku ka marrë diplomë në fizikë, diplomë pasuniversitare për inxhineri elektrike dhe doktoratë në shkencat ekonomike.

Pas studimeve ka dhënë mësim në të njëtin universitet, si dhe në atë të Kolumbias të Nju Jorkut. Ndërsa në vitin 1988 është emëruar edhe profesor në Univesitetin Ekonomik të Athinës.

Në Boston ka filluar gjithashtu edhe karriera e tij si financier në Bankën Federale prej vitit 1980. Në vitin 1985 kthehet në Greqi dhe emërohet kreu i ekonomistëve të Bankës së Greqisë.

Disa vite më vonë, pikërisht në 1993-shin, emërohet zv.guvernator i saj dhe në vitin 1994 guvernator i përgjithshëm. Në këtë post ka ndihmuar Greqinë për t’u përgatitur në hyrjen e saj në eurozonë 7 vjet më vonë.

Në vitin 2002 është transferuar në Frankfurt pas emërimit të tij në postin e zv/presidentit të BQE, ku ka punuar deri në 2010-ën. Prej këtij viti ka qenë këshilltar pa pagesë pranë kryeministrit Papandreu.

Ai është shprehur prej kohësh se rrugëzgjidhja për borxhin kolosal të vendit ishte reduktimi i tij, por jo në një masë të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA