Schalke 04, Huntelaar thyen hundën, operohet

04/11/2011 16:35

Klaas Jan Huntelaar, sulmuesi i Schalke 04, u operua si pasojë e frakturës së dyfishtë të hundës që pësoi të enjten në mbrëmje në ndeshjen kundër Larnakës (0-0), e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League.

Sipas gazetës ‘Bild’, hollandezi u operua mbrëmjen e së enjtes dhe është në dyshim për ndeshjen e radhës së Bundesligës, atë që Schalke do ta luajë ndaj Hannover 96 të shtunën.

Huntelaar doli nga fusha e lojës i gjakosur në fytyrë pas një përplasjeje me shokun e tij të skuadrës, Joel Matip, në minutën 81’ të takimit ndaj Larnakës.

Sulmuesi 28-vjeçar është aktualisht i dyti në renditjen e golashënuesve me 10 gola. Në vend të parë qëndron sulmuesi i Bayern Munchen, Mario Gomez, me 12 gola.

Top Channel