Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen

02/11/2011 00:00

Me vendim të Këshillit të Kombëtar të Ujërave, shtrati i lumenjve nuk
duhet të shfrytëzohet nga firmat e inerteve nga data 1 nëntor, deri në
fund të muajit qershor.

Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar ka nisur kontrollin ne lumenjte e Tiranes, ku perfshihet edhe lumi Erzen, i cili gjate ketyre muajve eshte shfrytëzuar barbarisht nga dhjetra firma inertesh edhe pse me vendim te Keshillit Kombetar te Ujërave eshte vendosur qe ne kete lumë te ndalohen punimet, per nje kohe te pacaktuar.

“Aksioni ka nisur sepse ka përfunduar edhe data e shfrytëzimit të lumenjve. Sot ka nisur inspektimi në Erzen. Pjesa e sipërme nga Mulleti nuk ishte e shfrytëzuar, ndërsa në pjesët e tjera nuk ka asnjë subjekt që shfrytëzon lumin. Eshtë e vërtetë që lumi Erzen nuk duhet të ishte shfrytëzuar dhe shumë firma janë penalizuar për kryerjen e këtyre akteve”, thotë inxhiniere Aleksandra Peshtani, inspektore në INUK.

Shenjat e shfrytezimit barbar te lumit Erzen jane fare te dukshme. Ndryshimi i shtratit te lumit, por edhe germimet e bera pa asnje kriter, mund te jene burim katastrofash  per banoret jo vetem ne zonat prane lumit. Inspektoriati nisi kontrollin ne kete lume, ne kohen kur ne shtratin ne tij nuk ka se cfare te shfrytezohet me, nje dem mjedisor qe sipas ambientalisteve do te kerkoje disa dekada per t’u rikthyer ne gjendje normale.

Inspektoriati i Mjedisit pak dite me pare tha se shfrytezimi i lumit Erzen eshte bere, vetem permes nje kerkese-leje te Ministrise se Transporteve drejtuar Ministrise se Mjedisit. Ne kete kerkese thuhej qarte, se Drejtoria e Rrugeve kerkonte shfrytezimin e shtratit te lumit Erzen, per mbushjen e segmentit te Unazes se Madhe. Kerkese qe eshte refuzuar dhe per te cilen duhej te nderhynte Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Por ky i fundit, jo vetem qe nuk e ka ndalur masakren, por duket se ka lejuar veprimin e firmave te inerteve mbi bazen e kesaj kerkese te refuzuar.

Per muaj te tere edhe pse masakra u denoncua ne Top Channel firmat e inerteve kane shkaktuar nje dem te madh mjedisor.

Inspektori: Disa firma kanë leje

Nje pjese e firmave inerte, te cilat jane kontraktuar per ndertimin e
Unazes se Madhe kane leje provizore mjedisore per shfrytezimin e lumit
Erzen. Pas shqetesimit te ngritur ne menyre te vazhdueshme ne Top
Channel,  Ministria e Mjedisit, permes kryeinspektorit Ilir
Bala konfirmoi nje jave me pare se disa firmave te inerteve iu eshte dhene leja, e cila
do te perfundoje me procesin e mbushjes se gjithe segmentit te Unazes
se Madhe te kryeqytetit.

“Në shtratin e lumit Erzen janë
disa firma që kanë leje mjedisore për marrjen e interteve për
realizimin e projektit të Unazës së Tiranës”, tha Bala.

Inspektoriati i Mjedisit sqaron se keto leje mjedisore jane dhene per
vepra te medha publike, sic eshte Unaza e Madhe, edhe pse shtrati i
ketij lumi nuk lejohet te preket ne asnje dite te vitit me vendim te
vete kryeministrit Berisha. Por sipas Inspektoriatit, thuhet se pas
perfundimit te punes, firmat e inerteve do te marrin persiper rehabilitimin e demeve ne lumin Erzen

Top Channel