Humbi jetën në krye të detyrës/ Hita i dorëzon familjes së Enea Mekollit medaljen e mirënjohjes, djali i tij merr statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’ 04/07 11:23
Ish-reparti i FNSH-së në Shkodër, i mbuluar prej 30 vitesh nga mjete dhe hekurishte, është liruar plotësisht dhe tashmë do të kthehet në një hapësirë publike.
Në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, do të ndërtohet këndi më i madh i lojërave në qytet.
Procesin e lirimit e inspektuan kryebashkiaku Benet Beci dhe kryeadministratorja e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Risena Xhaja.
“Për ne është një dhuratë rikthemi i kësaj hapësire publike për qytetin”, tha Benet Beci.
Për bashkinë e Shkodrës, ky është një hap i rëndësishëm drejt transformimit të zonës në shërbim të fëmijëve dhe prindërve.
Top Channel