1 milion dollarë gjobë për “Albtelekom”

01/11/2011 19:55

Ministria e Ekonomisë  i ka kërkuar Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit,  të gjobisë me 1 milion dollarë kompaninë më të madhe të telefonisë fikse “Albtelekom” për praktika të pandershme dhe mungesë transparence në mënyrën e faturimit të padetajuar të telefonisë fikse dhe vendosjes së çmimeve për shërbimin e internetit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria deklaron se ka marë një numër të madh ankesash nga qytetarët shqiptarë, për “Albtelekomin” ndaj ka nisur të gjithë materialin e nevojshëm dhe ankesat në adresë të Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sipas Ministrisë, “Albtelekom” ka shkelur  në mënyrë të përsëritur ligjet për mbrojtjen e konsumatorit ku thuhet se “faturat për shërbimet e telekomunikacionit, shpërndarë konsumatorit, duhet të përmbajnë informacion të plotë për listën e numrave të telefonave të thirrur, kohën dhe zgjatjen e telefonatave të bëra, numrin e impulseve dhe çmimin total për periudhën e caktuar”.

Ministria vëren se përveç telefonisë fikse, “Albtelekom”  ka abuzuar dhe me shërbimin për internetin duke mos përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar në çmimin final. Ndërkohë, në një reagim për mediat, “Albtelekom”  shprehet se e ka të veshtirë të kuptojë deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë, e cila kerkon gjobitjen e kompanise.

Sipas “Albtelekom”, që pas privatizimit kompania ka investuar me shume se 150 milion euro per modernizimin e teknologjise dhe per sherbime  te reja dhe cilesore qe jane reflektuar edhe ne rritjen e numrit te abonenteve dhe ne cmimeve me te mira per klientet.  

Me tej ne reagimin e kompanise thuhet se “me sistemin e saj të ri që u krijua në “Albtelecom” pas privatizimit, çdo ankesë e ardhur nga klientët është hetuar me kujdes nga kompania duke rritur çdo ditë e më shumë kënaqësinë e konsumatorit dhe duke marrë masa profesionale. Për këtë arsye, ne e kemi të vështirë  thuhet ne reagimin zyrtar te “Albtelekom”,  të kuptojmë deklaratën e fundit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës” .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA