Regjistrimi do të vazhdojë
22/10/2011 00:00
Regjistrimi i popullsisë do të zgjasë deri në fund të muajit tetor.
Drejtoresha e INSTAT-it Ines Nurja tha se të gjithë personat që nuk janë
regjistruar mund të telefonojnë në numrat e vendosur falas nga INSTAT
dhe operatorët do të shkojnë në banesat e tyre.
“Procesi i regjistrimit do të vazhdojë deri në fund të muajit. Të gjithë individët që nuk janë regjistruar të kontaktojnë në numrat falas. Ftoj të gjithë qytetarët të bëhen pjesë të regjistrimit”, tha drejtoresha e INSTAT-it.
INSTAT sqaron se eshte detyrim ligjor qe cdo qytetar i Shqipërisë të marre pjese ne kete regjistrim, mbi bazen e te cilit do te hartohen strategji dhe projekte per vendin tone.
Top Channel