Lezhë, horror në Gjykatë

15/10/2011 00:00

Ngjarja tragjike e një dite më parë në qytetin e Lezhës, ku pati perleshje me arme për cështje pronësie me pasoje vdekjen e nje personi, con në pranga pesë persona.

Sic njofton Drejtoria e Policisë së Lezhës të arrestuarit janë: Alban Deda, Viktor Bershimi, Ermal Lulasha, Sokol Seidiaj dhe Mehill Ndreu.
 
Konflikti ka nisur për motive pronësie pasi familja Deda kishte hapur gjyq me familjen Ndreu duke pretenduar se kishte ndërtuar një lokal dhe hotel në tokën truall në pronësi të tyre në qytetin bregdetar të Shëngjinit.Policia thotë se përleshja me armë ka nisur në oborrin e gjykatës mes fiseve Ndeu dhe Dedaj, por pamjet e siguruara nga Top Channel dëshmojnë se konflikti ka vijuar edhe brenda ambienteve të gjykatës.

Si pasojë e konfrontimit mbeti i vdekur Endri Betaj, të cilit ju gjet në xhep, një dokument i falsifikuar policie me foton e tij por me emrin Endri Pepa. Burime nga spitali rajonal i Lezhës pohuan se regjistrimi viktimes në urgjencë është bërë me emrin Endri Pepa. Policia ka zbuluar se ky dokument ishte i falsifikuar.

Mëhill Ndreu njëri prej të arrestuarve është një person i njohur në zonën e Lezhës pasi në të shkuarën ka mbajtur postin e kryetarit të PD-s në këtë qytet.

Ngjarja

Konflikti mes dy grupeve nisi qe ne sallen e gjyqit, me fyerje dhe kercenime dhe perleshje fizike mes personave te interesuar per ceshtjen e pronesise. Pasi te gjithe kane dale jashte ambienteve te gjykates, konflikti eshte kthyer ne perleshje fizike te dhunshme dhe jane nxjerre armet, disa krisma jane degjuar dhe policet qe ndodheshin prane kane gjetur ne toke pa jete nje person dhe tre te tjere te plagosur rende.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA