Miliona përdorues të “BlackBerry”-t në të gjithë Europën, në Lindjen e Mesme, Afrikë por edhe në Shqipëri kanë mbetur pa shërbim, pas kolapsit të serverit të kompanisë kanadeze RIM, që e ka nën pronësi.
Problemi nisi në orën 11.00 dhe besohet se ka ndodhur në serverin që ndodhet në Slaug në afërsi të Londrës.
Shumë prej kalimtarëve në rrugën “Liverpul” në Londër u shprehën të revoltuar për këtë defekt. Ata nuk mund të shihnin faqe interneti, të dërgonin e-mail, apo shkëmbenin mesazhe të shpejta në chatin e “Blackberry”-t.
Gjithçka u mësua rreth orës 16.00 kur shumë përdorues të “Blackberry”-t, kishin probleme, të cilat ende nuk janë zgjidhur. Përmes një deklarate, “Blackberry” u kërkoi ndjesë për këtë problem të gjithë përdoruesve të telefonave.
Blackout-i i shërbimit sipas mediave ndërkombëtare ndoshta ka të bëjë me përditësimin e sistemit BIS të prodhuesit RIM, ku mbështeten të gjithë përdoruesit për lidhjen me telefonat “BlackBerry”. E vetmja mundësi që kishin përdoruesit, ishte të shkruanin mesazhe, përmes të cilëve të dëshmonin problemet serioze që kishin.
Top Channel