Greket protestojnë dhe kancelarja gjermane Angela Merkel përballet këtë
javë me një votëbesim, por presidenti i grupit të Euros, Jean Claude
Juncker eshte treguar i palëkundur në fjalën e tij përpara
europarlamentareve ne Strasburg: dalja e Greqise nga zona e monedhes se
perbashket nuk eshte zgjidhje, Europa duhet te qendroje e bashkuar.
“Jam totalisht kunder idese se nje apo dy vende anetare duhen detyruar te dalin nga eurozona. Nje levizje e tille nuk do t’i zgjidhte problemet, perkundrazi, do t’i shtonte akoma me shume sidomos per vendet ne fjale, pastaj per zonen monetare ne teresi dhe se fundmi do te kishte rreziqe te konsiderueshme edhe per ata qe jane jashte eurozones”, tha Jean Claude Juncker .
Juncker i dha kete pergjigje pyetjes sesi i sheh ai kritikat e Shteteve te Bashkuara mbi menyren sesi Europa po e menaxhon krizen e borxheve.
“Nuk ishte as papunesia greke e as punetoret irlandeze ata qe cuan ‘Lehman Brothers’ drejt kolapsit. Nuk pajtohem shume me keto leksionet e pertej Atlantikut, te cilat injorojne origjinen e situates qe po hasim sot”, tha Jean Claude Juncker . Fjalet e tij u priten me duartrokitje ne salle.
Ne te njejten linje ka qene edhe kreu i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, i cili deklaroi se Greqia duhet te qendroje ne zonen e euros, ndonese e beri te qarte se Bashkimi Europian po perballet me sfiden e tij me te veshtire.
Top Channel