Hiqet parkingu tek ‘Tajvani’

16/09/2011 00:00

Që në mëngjesin e së premtes fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor dhe
policia bashkiake e Tiranës kanë mësyrë në parkun ‘Rinia’ per te liruar
ambientet e zëna sipas tyre ne menyre te paligjshme per parking nga
lokalet.

Madje, drejtori i policise bashkiake ka debatuar me menaxheret e kompleksit ‘Tajvan’ qe gjendet ne zonen e parkut.

Drejtori i Policise bashkiake tha se do te lirohen te gjitha hapesirate e zena ne menyre te paligjshme.

Drejtues te policise bashkiake deklaruan se do te verifikohet nese kompleksi eshte brenda kushteve te parashikuara ne projekt apo ka ndertime jashte tij.

Top Channel