Emërimi Hysni Burgaj si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare
përfshi ndryshimet që ai ndërmori vetëm një javë pas marrjes së detyrës,
të pothuajse të gjithë shefave të komisariateve në Shqipëri trajtohet
në një prej kabllogrameve të ambasadës amerikanë publikuar nga Wikileaks.
“Shkundja suprizuese ne polici tregon se mbetet një i paprekshëm” është titulli kabllogramit dërguar më 25 Nëntor 2009, duke iu referuar mbajtjes dhe rritjes ne detyre te Agron Kulicajt. Pasi trajtohen ndryshimet në polici përfshi atë kufitare të tilla veprime të shpejta, sic thekson kabllogrami, kanë marrë kritika duke i suprizuar donatorët ndërkombëtarë sic është PAMECA, e cila ishte marre me trajnimin e policeve te shkarkuar.
Disa prej donatorëve besojnë se ndryshimet ishin në përputhje me regullat por shprehet shqetësimi për Drejtorin e Inteligjencës Agron Kulicaj, i cili nuk lëvizi nga deyra që mbante gjatë ndryshimeve që ndërmori Burgaj.
Duke cituar burime, ambasada amerikane thotë se zoti Kulicaj është i korruptuar dhe se donatorët ndërkombëtarë kanë refuzuar të ndihmojnë policinë shqiptare kur ai ishte prezent.
Hartuesi i kabllogramit nënvizon se Ambasadori Withers ka shprehur shqetësim për korrupsionin në rangjet drejtuese të policisë së shtetit në përgjithësi tek ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe shqetësimit që ICITAP ka shprehur në mënyrë specifike për zotin Kulicaj tek drejtori i përgjithshëm Burgaj.Por Burgaj ka theksuar se Kulicaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe se cdo tentativë për ta larguar apo pozicionuar në një tjetër vënd pune duhet të kryhet direkt nga zyra e kryeministrit.
Kabllogrami përcjell detaje skandaloze, nëse ato janë të vërta, për një drejtues të lartë të policisë shqiptare sic është zoti Kulicaj.
“Ne kemi arsye të besojmë, sikurse edhe disa agjenci inteligjente amerikane.Jo vetëm praktikat korruptive për Kulicajn jane tashmë të njohura, por ka zëra brenda në polici që besojnë se vetë Kulicaj, ndoshta ka ndihmuar Dritan Dajtin për t’i shpëtuar arrestimeve të dështuara në të shkuarën.Duke cituar burime brenda Policisë Shqiptare, ambasada amerikane në shqetësimin për zotin Kulicaj njofton departamentin amerikan të shtetit se operacioni për kapjen e Dritan Dajtit u zhvillua pikërisht në muajin Gusht kur Kulicaj ndodhej jashtë Shqipërisë për mos t’i dhënë mundësi sinjalizimi Dajtit”.
Komenti mbylles i ambasadorit Withers në këtë kabllogram nxjerr në pah pozicionin e vështirë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit përballë vartësit të tij Agron Kulicaj:
“Burgaj e ka shprehur se ai ka problemet e tija me Kulicajn dhe të tjerë të supozuar për korrupsion në polici dhe lidhje me krimin e organizuar. Zoti Burgaj është i intimiduar pasi Kulicaj është një i afërt i kryeministrit dhe ish-bodigard i tij. Sugjerimi Burgajt lidhur me shqetësimet e ambasadës në lidhje me Kulicajn duhet t’i prezantohen kryeministrit Berisha, i cili është i vetmi që mund të marrë vendimi me postin se ku mund të punojë ish-bodigardi i tij”
Wikileaks “zbardh” skandalet
Wikileaks
publikoi një sërë dokumentesh diplomatike për Shqipërinë, që përfshijnë
periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2010, të cilat i bashkangjiten dosjes së kabllogrameve të mbledhura nga të gjithë Ambasadat Amerikane në botë, edhe asaj në Tiranë.
Në
një prej dokumenteve, nënvizohet i ashtuquajturi “shpërthim i Berishës
në Parlament”, me 23 shkurt të vitit 2008, ku ai fyeu dhe më pas
kërcënoi me vrasje deputetin e opozitës Taulant Balla, në terma
përdhosës.
SHBA: Korrupsion me pronat
Kabllogramet e
ambasadës amerikane në Tiranë vazhdojnë të zbulohen në faqen online të
Wikileaks dhe një prej tyre i referohet cështjes së pronave dhe
problemeve të lidhura me të.
Ish-ambasadori amerikan ne Tirane,
John Withers, nenvizon kritikat e shumta ne drejtim te qeverise
shqiptare per menyren sesi eshte menaxhuar procesi i kthimit dhe kompensimit te ish-pronareve.
Ne kabllograme, evidentohen pretendimet se ceshtje te vecanta jane
manipuluar per shkak te korrupsionit dhe i gjithe procesi ka mbetur ne
vendnumero prej mungeses se vullnetit politik.
Madje sipas
ambasades, ka edhe qytetare amerikane apo shtetas shqiptare me banim ne
Amerike qe prej kohesh jane ne konflikt me qeverine sepse nuk u jane
kthyer pronat e tyre te ligjshme. Dokumenti permend dhe faktin qe ne
mjaft raste, ceshtje te tilla perfundojne ne gjykate, ku zvarriten per
vite me radhe pa gjetur zgjidhje. Sipas ambasades, procesi i nisur ne
1993-shin, veshtire se perfundon para 2014-es.
Top Channel