Qershor-Korrik, hyjnë 1.6 milionë turistë

17/08/2011 16:00

Vetem në muajt qershor-korrik të këtij vitit, që përkon me nisjen e
sezonit turistik të verës në Shqipëri kanë hyre 1.6 milionë vizitorë.

Ky rezultat i mbledhur nga Ministria e Brendshme ne pikat e kalimit kufitar vetem per dy muaj eshte sa 70 perqind e numrit te vizitoreve qe hyne në Shqipëri gjatë gjithe vitit 2011, sipas Organizates Boterore te Turizimit. Gjate qershorit dhe korrikut numri me i madh i vitoreve te Shqiperise ishin shtetas te huaj me rreth 913 mije vete, ndersa shtetas shqiptarë kanë qene rreth 716 mije vete.

Krahasuar me qershor-korrikun e vitit te kaluar numri i vizitoreve te huaj qe ka hyre ne Shqiperi eshte rritur me rreth 135 mije vete, ndersa atyre shqiptare eshte rritur me 111 mije vete. Sic verehet nga keto statistika duket qe rritja e numrit te vizitoreve te huaj eshte me e larte se e shtetasve shqiptare. Nje aspekt pozitiv nga keto te dhena eshte edhe fakti qe dalja e shtetasve te huaj gjate muajve qershor -korrik te ketij vitit eshte me e vogel, se e njejta periudhe e nje vit me pare, cka mund te interpretohet se te huajt qe vitojne shqiptare qendrojne me shume dite se nje vit me pare.

Por fatkeqesisht perftimet e ekonomise nga turizmit pakesohen, kur shikohen edhe daljet e turisteve. Vetem ne qershor dhe korrik te ketij viti nga Shqiperia kane dalë rreth 661 mije shtetas shqiptare ose rreth 162 mije me shume se sezonin e kaluar. Numri i shtetasve shqiptare qe kane preferuar te pushojne jashte kete vit eshte gati 90 perqind e atyre shqiptare qe kane hyre.

Ky rezulat paralajmeron per te ardhura neto nga turizmi, fare te vogla. Ende nuk ka te dhena te perpunuar, se ne cilat vende kane udhetuar jashte me shume shqiptare, por sipas operatoreve turistike flitet se kane nje rritje te ndjeshme te fluksit drejt Greqise. Megjithate perfitimet financiare mbeten edhe pika me e dobet e turizmit vendas. Sipas te dhenave te fundit te Organizatës Boterore te Turizmit nje vizitor ne Shqiperi harxhon rreth 730 dollare ose gati dy here me pas se tre vjet me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA