Peshkopi, aksident rrugor, katër të lënduar

16/08/2011 13:45

Shpejtësia e madhe si dhe djegia e siperfaqeve te tokes nga fermeret e
rrethit te Dibres, kane qene shkak te nje aksidenti të rënde tek vendi i
quajtur “Kuben” në segmentin e rruges Peshkopi-Muhurr, ku për pasojë
kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilet janë derguar menjehere ne
spitalin e qytetit të Peshkopisë.

Keto siperfaqe toke jane shume afër rruges automobilistike dhe nga djegia e ketyre siperfaqe toke nga fermeret i gjithe vendi qe eshte si lugine eshte mbushur me tym gje qe ka bere qe drejtuesit e dy automjeteve te perplasen njeri me tjetrin.

Si rezultat i perplasjes nje nga automjetet eshte spostuar 20-30 metra duke rene ne siperfaqe, qe vazhdonte te digjej akoma. Menjehere ne vendngjarje kane arritur zjarrfiksat e qytetit te Peshkopise per te shuar zjarrin si dhe per t’u dhene ndihmen e pare personave qe ishin ne fushen qe po digjej.

Gjithashtu ne vendngjarje kan shkuar eksperte te qarkullimit rrugor per te pare nga afer shkaqet e aksidentit.

Aksident tragjik ne Skrapar

Trupat e pajetë të gjashtë viktimave të aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Grepck të komunës Qendër në rrethin e Skraparit janë nxjerr gjatë me ne fund nga kanionet e Skraparit.

Policia forcat RENEA dhe familjaret e viktimave kane kerkuar pergjate gjithe nates trupat e pa jete te gjate te rinjeve. Operacioni i nxjerrjes së trupave të pajetë është ndërprerë mesnatën e mbrëmshme për shkak të errësirës, por ka rinisur në orët e para të mëngjesit. Brenda pak oreve trupat e pajete jane nxjerre nga gremina ku kishte perfunduar mjeti i tyre.

Rreth orës 11:00 policia e Qarkut të Beratit deklaroi përfundimin e operacionit për nxjrrjen e trupave të gjashtë viktimave të aksidentit të rëndë ndodhur ndonjëherë në këtë qark. Tashmë ekspertët e policisë po punojnë për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Nga hetimet e para është mësuar se shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën drejtohej mjeti me targa britanike. Mjeti doli nga rruga 2.5 kilometra larg qytetit të Çorovodës në vendin e quajtur Çermisht, në afersi të fshatit Grepck në rrethin e Skraparit. Si rezultat humbën jetën gjashtë të rinjtë Fatjon Feka, 23 vjeç, Vladimir Dulellari, 26 vjeç, drejtuesi i mjetit, Xhulio Allko, 17 vjeç, Eni Gurri, 21 vjeç dhe Edison Çuko, 24 vjeç, si dhe Drilon Gurri.

Aksident në Gjirokastër, humb jetën 26-vjecari

Një 26-vjecar humbi jeten ne nje aksident rrugor ne aksin Gjirokaster-Tepelenë.

Ai ndodhej si pasagjer ne nje mjet me targa TR 0881 T qe drejtohet nga shtetasi Arnold Guma 23 vjec nga Tepelena, mjeti ka dale nga rruja dhe eshte permbysur ne nje rruge dytesore.

Per pasoje pasagjeri humbi jeten menjehere ndersa drejtuesi mjetit u plagos rende. Ai eshte derguar ne spital pa rrezik per jeten dhe policia njofton se e ka arrestuar ne flagrance me akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor.

Top Channel