Aksidenti tragjik, nxirren trupat e të rinjve

16/08/2011 11:10

Trupat e pajetë të gjashtë viktimave të aksidentit të rëndë të ndodhur
mbrëmjen e djeshme në fshatin Grepck të komunës Qendër në rrethin e
Skraparit janë nxjerr gjatë me ne fund nga kanionet e Skraparit.

Policia forcat RENEA dhe familjaret e viktimave kane kerkuar pergjate gjithe nates trupat e pa jete te gjate te rinjeve. Operacioni i nxjerrjes së trupave të pajetë është ndërprerë mesnatën e mbrëmshme për shkak të errësirës, por ka rinisur në orët e para të mëngjesit. Brenda pak oreve trupat e pajete jane nxjerre nga gremina ku kishte perfunduar mjeti i tyre.

Rreth orës 11:00 policia e Qarkut të Beratit deklaroi përfundimin e operacionit për nxjrrjen e trupave të gjashtë viktimave të aksidentit të rëndë ndodhur ndonjëherë në këtë qark. Tashmë ekspertët e policisë po punojnë për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Nga hetimet e para është mësuar se shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën drejtohej mjeti me targa britanike. Mjeti doli nga rruga 2.5 kilometra larg qytetit të Çorovodës në vendin e quajtur Çermisht, në afersi të fshatit Grepck në rrethin e Skraparit. Si rezultat humbën jetën gjashtë të rinjtë Fatjon Feka, 23 vjeç, Vladimir Dulellari, 26 vjeç, drejtuesi i mjetit, Xhulio Allko, 17 vjeç, Eni Gurri, 21 vjeç dhe Edison Çuko, 24 vjeç, si dhe Drilon Gurri. 

Aksident në Gjirokastër, humb jetën 26-vjecari

Një 26-vjecar humbi jeten ne nje aksident rrugor ne aksin Gjirokaster-Tepelenë.

Ai ndodhej si pasagjer ne nje mjet me targa TR 0881 T qe drejtohet nga shtetasi Arnold Guma 23 vjec nga Tepelena, mjeti ka dale nga rruja dhe eshte permbysur ne nje rruge dytesore.

Per pasoje pasagjeri humbi jeten menjehere ndersa drejtuesi mjetit u plagos rende. Ai eshte derguar ne spital pa rrezik per jeten dhe policia njofton se e ka arrestuar ne flagrance me akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor.
 

Top Channel