Terror në Vlorë, grabitësit sulmojne bankën me armë

15/08/2011 15:00

Një grabitje e armatosur ka tronditur qytetin e Vlorës, paraditen e së
hënës. Rreth ores 11:30 minuta të paradites tre persona me maska kane
hyre në ambientet e filialit te nje banke pranë qendër të Vlorës, afer ‘
Sheshit te Flamurit’.

Te tre persona pasi kane kane dale nga nje automjet tip mercedes ngjyre vishnje pa targa kane neutralizuar rojen private te bankes, duke e rrahur dhe i marre dhe armen tip automatik.

Pasi kane dhunuar rojen, te armatosur dhe me maska kane hyre ne ambientet e bankes duke qelluar disa here ne ajer dhe duke i kerkuar personelit te bankes te nxjerre parate.

Ne ato momente ambientet e bankes kane qene te populluara per kryerje veprimesh nga shume qytetare. Grabitesit kane marre c’te mundin nga arkat e bankes por grabitjes se tyre nuk i kane shpetuar dhe qytetaret, te cilet kryenin veprime, terheqje apo depozitime ne kete banke.

Ata kane terrorizuar cdo klient dhe punonjes te kesaj banke, duke qelluar brenda ambienteve disa here me arme. Nje grua emigrante, viktime e grabitjes rrefen se ishte terrorizuar se bashku me femijet kur i kishin vete tyten e armes ne koke dhe i moren 10 milon leke te cilat do t’i depozitonte ne kete banke.

Per fat te mire, nga te shtenat brenda ne banke dhe jashte saj nuk ka patur te plagosur. Policia qe mberriti ne vendin e ngjarjes pasi kishte ndodhur grabitja arriti te gjeje vetem automjetin e braktisur 20 minuta me pas ne hyrje te qytetit, ndersa grabitesit jane larguar.

Automjeti i ka te gjitha xhamat e thyer si pasoje e qitjes se shpeshte qe grabitesit kryen pasi kishin dale nga banka. Policia tha se gjeti edhe nje pjese te kartmonedhave te grabitura, te cilat mesa duket nuk kane arritur dot t’i mbledhin gjate momentit te braktisjes se automjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA