Greva, dita 22, dalin 10 minatorë

15/08/2011 09:35

Në ditën e 22-të të grevës së urisë së minatorëve në Bulqizë, 10 prej tyre kanë dalë për shkak të problemeve shëndetësore.

Minatorët kanë lënë grevën për shkak të problemeve me shikimin dhe tashmë i janë nënshtruar kurimit.

10 minatorë të tjerë kanë zëvendësuar kolegët e tyre në grevën e urisë nën tokë.

Kreu i sindikates Nikolla ka bere serish thirrje per zgjidhje te krizes nderkohe qe greva po shkon drejt tejzgjatjes si pasoje e zevendesimit te minatoreve.

ACR ende nuk ka dhene nje qendrim te sajin persa i perket kesaj levizje te re te minatoreve, e cila do te vazhdoje te mbaje te bllokuar galerine e minieres.

Nuk ka asnje njoftim per negociata te tjera mes paleve cka premton per ruajtjen e gjendjes se ndere ne bulqize. Vendimi per zevendesimin eminatroreve e fut ne nje faze te re protesten e tyre. Javen e shkuar Ministria e Ekonomise tentoi t’i jape fund greves duke kerkuar ndihmen e policise per lirimin e galerive ne menyre qe te futen grupet e remontit, pasi sipas ekspreteve te saj galerite rrezikojne shembjen. Nderkohe qe perpjekjet e minatoreve per ta nxjerre protesten jashte minierave, me bllokimin e rrugeve, nuk paten sukses pasi nuk u lejuan nga policia.

Minatoret kerkojne ndihme nga SHBA

Përballë heshtjes dhe indiferentizmit
të organizmave shtetërore, minatorët i janë drejtuar për ndihmë
ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Alexander Arvizu.

Presidenti i Konfederatës, Kol Nikolla, në një deklaratë për median, i
ka bërë thirrje Ambasadorit Amerikan, që si mik i shqiptarëve,  të
shkonte e të shikonte nga afër realitetin me të cilin ata përballen çdo
ditë.

“I bëjmë thirrje publike ambasadorit Arvizu si mik i shqiptarëve që të shohë nga afër realitetin”, u shpreh Nikolla.

Kanë kaluar 42 ditë nga ndërprerja e  punës në minierë. Mjekët e spitalit rajonal japin alarmin se duhet
gjetur një zgjidhje për grevistët pasi trupi i tyre ka humbur imunitet
të plotë.

Dështimet e njëpasnjëshme të takimeve mes ACR dhe minatorëve po sjellin
një heshtje vrastare për 700 minatorët e minierës së Bulqizës, të cilët
ushqejnë rreth 3500 persona të familjeve të tyre.

E hëna është dita kur minatorët duhet të paraqiten për të marrë pagat e
tyre në bankomatet e bankave. Por, nga burime brenda kompanisë mësohet
se ajo nuk do të bëjë asnjë pagesë për ditët kur nuk është punuar dhe
kjo pritet t’i shtojë më tej tensionet në qytezën e minatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA