“Piramida”, arkitektë e intelektualë takojne Topin

19/07/2011 16:30

Një grup arkitektësh dhe intelektualësh kanë ngjitur shkallët e
Presidencës, duke i kërkuar presidentit Bamir Topi të përdorë kompetencat
kushtetuese, për mosmiratimin e Ligjit për Prishjen e Piramidës, të
miratuar në parlament javën shkuar. (UPDATE)

Gjatë takimit i janë parashtruar kreut të shtetit, të gjitha argumentat kundra kësaj nisme. Teksa kane folur ne nje ze prej muajsh kunder shembjes se Piramides, ata i kanë shprehur shqetesimin kreut te shtetit, se politika refuzon te marrë parasysh zërin e arkitektëve, ekpertëve të trashëgimisë kulturore, përfshi atë të qytetarëve tiranas, qe nuk është dëgjuar as nga hartuesit e ligjit dhe më pas ligjvënësit, që me votat e tyre i hapën dritën jeshile shkatërrimit të kësaj godine.

“I kërkuam presidentit që të bëjë c’është e mundur të ndalojë shembjen e Piramidës. Kemi hartuar një memorandum, ku kemi parashtruar argumentat, se përse nuk duhet të ndodhë kjo gjë. Presidenti na foli hapur dhe na kujtoi se ai vetë është shprehur publikisht si individ kundër prishjes së Piramidës, ndërsa mundësinë për mosdekretimin e ligjit, per kthimin e tij ne kuvend per rishqyrtim, Topi premtoi se do ta shohë me grupin e ekspertëve të tij ligjorë”, tha publicisti Ardian Klosi.

Për Klosin ligji i miratuar në parlament përfshi hapat e mëparshëm të këtij projekti ka shkelje të Kushtetutës të cilat ju paraqitën presidentit Bamir Topi në formën e një memorandumi. Krahas ambasadorit të Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë Jensen, zoti Klosi thotë se ky nuk është një zë i izoluar ndërkombëtar kundër kësaj iniciative shkatërruese të Piramidës.

“Eshtë shprehur drejtori i UNESCO-s për Europën, për trashëgiminë kulturore, janë shprehur personalitete të ndryshme. Por janë shprehur kundër Shoqata e Arkitektëve, ndërtuesit e projektuesit e atëhershëm dhe të sotshëm, të gjithë zëra të besueshëm profesionalë”, tha Klosi.

Inida Gjata ka ftuar qytetarët t’i bashkohen zërave kundër prishjes së Piramidës, në mbrëmjen e 21 korrikut.

“Të gjitha këto po ndodhin jo vetëm me Piramidën, por në përgjithësi me shoqërinë shqiptare përbëjnë shkelje kushtetuese. Të gjithë qytetarët, edhe ata që kanë memorje te hidhur në lidhje me godinën, duhet të jenë në mbrëmjen e 21 korrikut sepse shkelet Kushtetuta dhe ne duhet te kërkojmë drejtësi”, tha Gjata.

Krahas deklaratave dhe qendrimeve te qindra arkitekteve, eksperteve te trashegimise kulturore dhe mijera banoreve te kryeqytetit, nuk mungojne nismat qytetare qe shprehen ne forma nga me te ndryshmet, deri tek e fundit ne rrjetin social Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA