Një 58- vjecar nga Durrësi është gjetur i mbytur mesditen e sotme në
ujërat e Adriatikut. Per t’i shpetuar temperaturave te larta te ketyre
diteve viktima zhvendosej shpesh drejt plazhit te Currilave ne lagjen
nr. 1 te qytetit.
Edhe diten e sotme Luan Qato banor i lagjes 16 te qytetit bregdetar ka parkuar automjetin e tij ndane rruges dhe ka hyre te freskohet ne det, por nuk ka mundur te dale gjalle prej andej. Pushuesit e plazhit te vogel te Currilave kane njoftuar policine per pranine e nje te mbyturi ne det, sherbimet e se ciles pas mberritjes ne vendngjarje kane bere te mundur identifikimin e trupit.
Paraprakisht dyshohet se vdekja mund te kete ardhur nga nje atak kardiak, po do te jete ekspertiza mjeko-ligjore qe do te percaktoje zyrtarisht shkakun e vdekjes.
Top Channel