Por ndërsa mjekësia ligjore raporton jo zyrtarisht se të paktën dy nga protestuesit që u vranë këtë të premten janë qëlluar nga armë të kalibrit 9mm, pyetja që shtrohet është se cfarë armatimi përdor në të vërtetë Garda e Republikës?
Gardistët e shfaqur në video të ndryshme mbajnë në duar automatikë model 56 të kalibrit 7.62 milimetër. Por ndërkohë gardistët e tjerë përdorin automatik model MP-5, të prodhimit turk, kalibri 9 milimetër.
Zakonisht MP-5 përdoret si pajisje armatimi në strukturat e gardës nga ajo që njihet me zhargonin e brendshëm si kompania operative e cila shërben për të shoqëruar personalitetet e larta dhe për të ruajtur institucionet e rëndësisë së vecantë.
Po kështu ka si armatim të saj edhe pistoletat Beretë kalibri 9 mm, pistoletat TT kaliber 7,62 mm dhe pistoleta Makarov kalibër 9 mm. Si armë të kalibrit 9 mm janë gjithashtu edhe pistoletat model Valter dhe XZ, por që të dyja këto tipe nuk janë nën përdorim nga garda.
Burimet thonë se në vendin ku u gjetën viktimat nuk janë gjetur gëzhoja dhe nga shqyrtimi i pamjeve filmike sikurse thanë ekspertët përreth zonës ku ishin të pozicionuara kufomat nuk rezultojnë të këtë persona që mund ta kenë spastruar territorin nga gëzhojat.
Ndërkohe që brenda oborrit të kryeministrisë janë gjetur me dhjetra gëzhoja të armëve të kalibrit 9 mm.
Top Channel