Spitali i Burrelit nuk do të mbyllet

30/07/2010 08:05

Spitali i Burrelit, “Xhavit Mara”, nuk do të mbyllet”, ka deklaruar drejtoresha e kësaj qendre, Xhevahire Hoxha.

Një lajm i mirë vërtet, jo vetëm për 64 mijë banorë të Rrethit të Matit, por edhe për rreth 50 mijë banorë të Rrethit të Bulqizës, që në mungesë të mjekëve specialistë pranë spitalit të tyre të Bulqizës, në tërësi drejtohen drejt spitalit të Burrelit.

Ndërsa janë vendosur avantazhet dhe dizavantazhet në një peshore imagjinare, ka rezultuar se spitali, edhe pse me probleme apo mungesa, është i nevojshëm të mbahet i hapur dhe të mos mbyllet. Lajmi që puna në këtë qendër nuk do të pezullohet është konfirmuar edhe nga kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ndër vite, spitali i Burrelit ka spikatur për profesionalizmin e kuadrit mjeko-infermier, integriteti profesional i të cilëve ka qenë në lartësinë e duhur.

Aktualisht, në këtë spital funksionojnë të gjitha pavijonet e duhura për pacientët, përjashtuar për momentin atë të reanimacionit, ku kooperohet me spitalet e Tiranës. Në kuadër të reformës në shëndetësi u fol se spitali i Burrelit mund të mbyllet. Të shqetësuar, mjekë të spitalit dhe banorë të rretheve Mat dhe Bulqizë, protestuan për këtë problem.

Ky spital ka plotësuar boshllëkun e mungesës së mjekëve specialistë të spitalit të Bulqizës si reaminator, kirurg, otorino-laringolog, gjinekolog, aq të domosdoshëm në kushtet kur në rajonin krommbajtës të Bulqizës veprojnë mbi 1300 minatorë që përballen në mënyrë permanente me aksidentet e mundshme të punës në nëntokë.

Drejtoresha Xhevahire Hoxha tha për “Shqip” se edhe përkundrejt mungesës së mjekut reaminator të këtij spitali, kjo nuk do të thotë se shërbimi mjekësor kirurgjikal mungon në spital.
“Ne kemi kontraktuar privatisht me mjekë në Tiranë, në plotësim të këtij shërbimi. Ndaj ju garantoj, se spitali i Burrelit nuk është në prioritetet e qeverisë për t’u mbyllur në kuadër të reformës që po zhvillohet në sistemin tonë shëndetësor”, sqaroi drejtoresha për sa i takon shërbimit të kirurgjisë.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputeti i Rrethit të Matit, Bedri Hoxha, i cili ka deklaruar se spitali i Burrelit nuk do të mbyllet, pasi sipas tij, për këtë problem, ai ka marrë garanci të plota edhe nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë