Kryetari i Omonias dhe Bashkise se Himares Vasil Bollano pretendon se prezenca greke ne Shqiperi dhe vecanerisht ne jug te vendit eshte shume me e madhe se ajo qe eshte deklaruar me pare nga institucionet shkencore shqiptare.
Bollano ka shfrytezuar diten nderkombetare per te drejtat e njeriut per te hedhur nje tjeter deklarate te forte ne vazhde te shume te tjerave te thena me pare.
Bollano ka deklaruar se Shqiperia eshte nje territor i banuar nga greket qe ne shekullin e shtate para Krishtit, te cilet themeluan edhe qytetin e Dyrrahut, Durresin e sotem. Per Bollanon, tre te pestat e popullsise ne jug ishin greke qe flisnin greqisht, ndersa nje pjese tjeter serish greke po qe flisnin gjuhen vllahe.
Mes deklaratave te tjera te dy kreret ai i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i OMONIA-s Bollano insituan ne faktin se ka ardhur momenti qe te behet nje rregjistrim i vertete i popullsise.
Top Channel