“Opozita e dobët, popullariteti i Ramës është rritur”- Sejamini debaton me Baton Haxhiun në Open

10/04/2020 00:04

Pas intervistës që kryeministri Rama bëri në Open në Top Channel ishin dy analistët, Neritan Sejami dhe Baton Haxhiu që komentuan deklaratat e kryeministrit Rama.

Sejamini tha se Rama nuk ka një plan ekonomik të qartë dhe po gabon me masat e marra. “Unë e ndjeka intervistën për rreth një orë. Kryeministri flet shumë por nuk thotë asgjë. Paketa e turizmit është shumë e vonuar. Kryeministri nuk po merr masa. Duhet një paketë e madhe në ekonomi.

Rama thotë se shteti është në hall, por në të vërtetë shteti nuk është në hall sepse detyra e shtetit është të shërbejë. Në hall është qytetari që do ngelet pa punë ”- tha Sejamini.

Ndërkohë e kundërshtoi Baton Haxhiu. Haxhiu tha se dy fakeqësitë e ndodhura e kanë rritur popullaritetin e Ramës. “Menaxhimi i krizave në dy fatkeqësitë e ndodhura, ajo e tërmetit që është vetëm shqiptare dhe kjo e koronavirusit që është globale i ka dhënë Ramës një popullaritet të madh. Opozita është e dobët. Kjo do të sjellë probleme të konsiderueshme në demokracinë shqiptare- tha Baton Haxhiu.

Top Channel