35 shqiptarët që prej ditësh kishin mbetur të bllokuar në Kapshticë u dërguan mbrëmjen e djeshme në një hotel në periferi të Korçës ku do të qëndrojnë të izoluar për 2 javë.

Shpenzimet e tyre do te mbulohen nga Këshilli i Diasporës, ndërsa kufiri do të vijojë të jetë i mbyllur.

Ndërkohë në Kakavijë vetëm 2 nga 8 personat që ndodheshin në kufi janë lejuar që të hyjnë në Shqipëri, pasi pranuan që të izolohen për 2 javë. Gazetarja Dhorjela Çule tregon detajet.

Top Channel