Prova të reja për marrje ryshfeti nga ish anëtarët e FIFA-s

07/04/2020 12:18

Hijet e skandalit të korrupsionit në FIFA shfaqen sërish. Prokuroria amerikane zbuloi prova të reja që vërtetojnë marrjen e ryshfetit nga ish anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë së futbollit botëror dhe që i paraqitën ditën e hënë në një gjykatë.

Në dokumentat e paraqitura theksohet se ish anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FIFA iu ofruan ose morën ryshfete në këmbim të votave të tyre. Departamenti i Drejtësisë i kundërvihet Nicolas Leoz ish presidentin e CONMEBOL dhe Ricardo Teixeira, ish presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit, të cilët akuzohen se morën para për të dhënë votën e tyre në favor të Katarit për mbajtjen e Botërorit 2022.

Po kështu, edhe Jack Warner ish zv/president i FIFA, është nën akuzë për përfitimin e 4 milionë Paundëve nëpërmjet kompanive offshore për mbështetjen e kandidaturës ruse për Botërorin e 2018. Dhe në fakt Rusia fitoi ndaj kandidaturës se Anglisë dhe organizoi edicionin e fundit të Kupës së Botës. Një tjetër emër që u zbulua se kishte marrë ryshfet ishte ai i Rafael Salguero edhe ky i korruptuar për të dhënë votën për Rusisë.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe, Nicolas leoz ndërroi jetë në Paraguaj ku po kryente dënimin me arrest shtëpie, ndërsa Teixeria është pezulluar përjetë nga FIFA me brazilianin që u akuzua edhe për marrje ryshfeti për marketingun dhe të drejtat televizive për futbollin në vitet 2006-2012. ndërsa vitin e kaluar Salguero u dënua pasi pranoi se ishte korruptuar.\në të njëjtën kohë janë vënë nën akuzë edhe ish drejtuesit e gjigantit televiziv 21-st Century Fox pasi paguan zyrtarët e futbollit amerikano-latin për të siguruar të drejtat e transmetimi

Top Channel