“Marrëveshja me Serbinë”, Hashim Thaçi flet në Open

07/04/2020 01:22

Hashim Thaçi ishte i ftuar në Open në Top Channel ku me anë të një lidhje skype foli për krizën politike në Kosovë. Thaçi tha në Open se do zbatojë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Thaçi foli edhe për marrëveshjen me Serbinë ku sipas tij nuk ekziston një plan sekret.

Albin Kurti thotë se ju i keni thënë, hiqe taksën dhe hajde shkojmë në Ëashington dhe të heqim qafe Serbinë, a ka një plan sekret?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk ka asnjë plan të fshehtë me Serbinë. Nuk ka asnjë plan as në tavolinë, as mbi tavolinë as majtas e as djathtas. Është një konspiracion ideja e shkëmbimit të territoreve- tha Thaçi.

A ka një marrëveshje të gatshme, një marrëveshje përfundimtare?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare. E sigurt është që edhe në marrëveshjen që do të krijohet, marrëveshja do të jetë në përputhje me të gjithë Kushtetutën e Kosovës- tha Thaçi.

Top Channel