Gjatë orëve të natës! Tentoi të vidhte një kioskë në Fier, arrestohet 19-vjeçari

07/04/2020 14:26

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, parandaluan një tentativë vjedhje duke arrestuar në flagrancë shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë orëve të vona të natës, në lagjen”15 Tetori”, Fier, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke tentuar të vjedhë me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. J.

Gjithashtu nga hetimet e kryera, ky shtetas rezulton të jetë autor i dyshuar i vjedhjes së baterisë dhe dokumentave të automjetit në pronësi të shtetasit R.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

Top Channel