Identifikohet 31 vjecari që vrau 5 fqinjë prej zhurmës gjatë izolimit të koronavirusit

06/04/2020 22:24

Gruaja e vrasësit të dyshuar të pesë fqinjëve, e cila është doktoreshë në spitalin lokal, po merret në pyetje nga hetuesit.

Bashkëshorti i saj qëlloi për vdekje pesë fqinjë në ndërtesën e apartamenteve sepse “bënin shumë zhurmë”, gjatë izolimit të koronavirusit në lindje të Rusisë.

Një nga zyrtarët lokalë bënte lidhjen mes ngjarjes dhe tensionit të shkaktuar nga izolimi prej epidemisë Covid-19.

31 vjeçari Anton Franchikov, kishte marrë pushkën e gjahut në ballkon dhe hapi zjarr ndaj grupit të të rinjve poshtë tij.

Ai raportohet se ka lënë të vdekur tre prej tyre në rrugë, dhe më pas kishte zbritur një kat më poshtë për të vrarë dy të tjerët që po përpiqeshin të fshiheshin në apartament.

Franchikov, ndihmës mjekësor “me leje atësie”, u arrestua më pas në Yelatma, një komunitet në rajonin Ryazan, me popullatë prej 3,100 vetësh.

Të vdekurit u identifikuan si çifti Yevgeny e Kristina Tabunov, 24 e 22 vjeç respektivisht, si dhe Ilya Kondrakov 26 vjeç, Viktor Kapitanov 24 vjeç, dhe Maksim Ukhov, 31.

Policia tha se autori kishte tentuar të largohej por ishte ndaluar nga oficerët.

Autori i dyshuar ishte punonjës mjekësor në një repart neuro-psikiatrie dhe po jep dëshminë mbi incidentin e rëndë.

Administratoti lokal Grigory Danilov tha për RT: “Kishte një konflikt mes fqinjëve. Ata fillimisht këmbyen fjalë dhe ai shkoi mori pushkën. Java e dytë e karantinës po sjell pasoja në psikologjinë e njerëzve, njerëzve po u humbet komunikimi. Nuk mund të them që ai ishte i sëmurë apo budalla. Ai është i martuar e me fëmijë”.

FOTO GALERI
1/4
31 vjeçari Anton Franchikov, kishte marrë pushkën e gjahut në ballkon dhe hapi zjarr ndaj grupit të të rinjve poshtë tij.

Top Channel