Ermal Fejzullahu flet hapur: Gjëja më e mirë e karantinës? Hoqa dorë nga alkooli

05/04/2020 18:29

Në studion e emisionit “E Diell”, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu. Edhe pse vitet janë shoqëruar me shumë kilogramë  për Ermalin, ai shprehet se gjatë këtyre ditëve të karantinës, si pasojë e koronavirusit, ka mbajtur një regjim të mirë dietor.

Këngëtari tha se i mungon puna, publiku, por gjithsesi ndihet i kënaqur që ka shpenzuar kohë të vyer pranë familjes. I pyetur nga Edi Manushi, se çfarë ka lënë pas dore gjatë kohës së karantinës. Ermali u shpreh që ndihet mirë që ka hequr dorë nga alkooli gjatë kësaj periudhe dhe kjo e bën të ndihet më shëndetshëm.

Po ashtu ai shtoi se është bërë shumë i “devotshëm” ndaj punëve të shtëpisë, pasi është marrë me  rregullimin e  disa orendive dhe pajisjeve shtëpiake. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel