Do të largohet nga Përputhen? Ina bën kërkesën e papritur në lidhje me Gerin

05/04/2020 17:18

“Përputhen”, rubrika e emisionit “E Diell” pa dyshim që ka lënë të “mbërthyer” para ekranit të televizorit mbarë shqiptarët. Dashuri, pasion, romancë, debate, zënka dhe të papritura. Janë këto elementë që kjo rubrikë ia përcjell publikut me doza të larta. Kur thuhet “Përputhen”, menjëherë mendja të shkon tek Geri dhe Ina. Një çift ky që kohët e fundit ia ka shprehur dhe dashurinë njëri-tjetrit.

Takimet mes tyre kanë shkuar gjithmonë mirë dhe publiku duket se i preferon shumë, aq sa dhe në rrjete sociale ka filluar të përdoret hashtagu #InGer. Këtë javë, dyshja kishte vendosur që të realizonte takimin e tyre të radhës. Një takim që siç u tha dhe nga ata ishin thjeshtë faktorët e jashtëm, si përshembull koronavirusi, që i penguan për të shkëmbyer puthjen e parë.

Lidhur me shkëndijat që ka lindur mes tyre, e drejtoi pyetjen drejtuesja e rubrikës, Nevina Shtylla, e cila pyeti Inën se tashmë që ajo e shprehu dashurinë ndaj Gerit a do të largohet nga emisioni. Pas pyetjes, Ina bën kërkesën e “çuditshme” dëshironte që të kishte komunikim me Gerin përtej emocionit, duke nënkuptuar që kjo do të ndihmonte shumë për të konsoliduar marrëdhënien e tyre.

Nevina: Ka shumë nga ata që thonë, tashmë që Ina zgjodhi Gerin, shprehu dashurinë e saj ndaj Gerit do të largohet nga Përputhen. Çfarë do të ndodh tani? Je ende skeptike për ta konsoliduar një herë e mirë për t’I vënë një emër marrëdhënies tuaj. Edhe në klip e pamë që e pyete do të quhemi të dashur tani?! Por nuk pamë përgjigje aq të pastër.

Ina: Në fakt përgjigja nga ana e Gerit ishte që sigurisht që ne jemi të dashur, domethënë nga ajo që kuptova unë. Ai tha nuk ka nevojë që ta kërkoj ty (për t’u lidhur) meqë ne të dy kemi thënë të dua dhe deri diku bie dakord. Sigurisht unë dëshiroja të shikoja pak edhe këndvështrimin e tij dhe nuk dua që të jem unë ajo nxiton në konkluzionet që nxjerr. Por unë kam dhe një kërkesë. I kërkoj produksionit që të kem mundësi që të flas me Gerin, duke pasur parasysh që gjërat kanë arritur deri këtu. Të paktën dy tre ditë më shumë nga ç’mund të komunikojnë të tjerët.

Nevina: Mirë, do ta marrim në shqyrtim këtë çështje.

Ina: Kam nevojë. (qesh)

Nevina: T’iu ndihmojmë pak edhe për shkak të situatës së krijuar. Edhe ne vetë si të jashtëm, nëse do ta quaja kështu, si ju shohim ju të dyve si një çift deri tani. Duam të dimë edhe më tepër edhe t’iu shohim edhe më në brendësi. Por do ta bëjmë këtë gradualisht dhe hap pas hapi, sa më parë që të qetësohet situate.

Ina: Do të na ndihmonte edhe ne që të afrohemi pak më shumë. Sigurisht që edhe dinstanca dhe mos mundësia e takimeve. Nuk është çështja është reale apo nuk është reale lidhja që kam unë me Gerin. Po është e vërtetë një pjesë që unë me Gerin nuk kemi aq shumë komunikim edhe ndoshta nëse ne arrijmë në një full komunikim (komunikim i plotë), ndoshta ne nuk përputhemi. Por ne duhet ta provojmë dhe ta marrim këtë hap sepse të gjitha këto pengesat e komunikimit mund të ndikojnë ose mund të prishin gjëra mes nesh.

Top Channel