Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 12ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 21ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në një pjesë të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 11ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni motin në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
1/7

Top Channel