Kjo është qendra e Divjakës, bosh si kudo në Shqipëri, si pasoje e izolimit. Por një tjetër pamje te shfaqet pak më larg, në tokat bujqësore, ku puna nuk ndalet as pas orës 13.

Bujqësia thonë fermerët nuk hyn në karantine, nëse bujku mungon një ditë në arë, puna e disa javëve shkon dëm.

Por gjithsesi karantina ua ka vështirësuar punën. Tokat e Divjakës punohen nga punëtorë që vijnë prej fshatrave përreth dhe pa transport, puna kthehet në sakrificë.

Fermerët thonë se janë ndaluar edhe nga patrullat e policisë ose janë detyruar jo rrallë t’i marrin fshehurazi punëtorët .

Por ka edhe nga ata persona që shkojnë më këmbë nga fshati i tyre deri ne Divjakë.

Shumica e prodhimit është gati për treg që prej dy javësh. Por nëse situata do të vazhdojë njësoj atëherë mungesa e eksporteve do të jetë një shqetësim më i madh se koronavirusi për fermerët e Divjakës.

Top Channel