Tirana dhe Koronavirusi sot/ Fotot më pikante, nga ushtria tek infektivi  dhe qytetarë që nxjerrin qentë shëtitje

02/04/2020 18:57

Tashmë dihet që prej ditësh Shqipëria është në shtet rrethim ku kohët e fundit masat janë shtrënguar shumë edhe pse Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme tha që pas disa ditësh shumë gjëra do të lehtësohen duke parë ecurinë e rasteve që nuk janë dhe aq shqetësuese.

Në foto galerinë e mëposhtme keni foto nga Tirana ditën e sotme. Ushtri që është në rrugë gjatë gjithë ditës, një qytetar që mban një bluzë që shkruan “Italia”, disa të tjerë që vendosin të nxjerrin qentë shëtitje.

Gjithashtu ka foto edhe nga spitali infektiv ku heronjtë tanë, mjekët dhe infermierët janë gjithë në luftë me Armikun.

Tek infektivi është fotografuar edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero i cili është një ndër personat që ka dhënë shumë këshilla të vlefshme në këtë periudhë.

Sa u përket rasteve të Koronavirusit deri më tani në Shqipëri janë këto:

277 raste, 16 të vdekur, 76 të shëruar.

Top Channel