Çdo vit Komuniteti Ungjillor në Elbasan ndërmerr një iniciativë për dhurim gjaku ku marrin pjesë më shumë se 30 persona.

Por me rastin e pandemisë që ka pushtuar vendin dhe reduktimin e dhuruesve vullnetarë për të dhënë gjak, nevojat vazhdojnë të jenë në rritje, ndërsa kjo iniciativë është përshpejtuar. Sot 30 persona dhuruan gjak për ata që kanë nevojë ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për të mos nguruar të dhurojmë lëngun e jetës, atë që çdo ditë shpëton jetë.

Nevojat për gjak mbeten të mëdha, sidomos të fëmijëve talasemikë. Nuk duhet të nguroni, por të paraqiteni pranë bankave të gjakut, për të vijuar të jepni, si gjithmonë, kontributin tuaj, për të shpëtuar këta fëmijë. Covid-19 nuk përhapet përmes gjakut, kështu që nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë sot, por më shumë se kurrë duhet ta jepni ndihmesën tuaj.

Top Channel