Kosovë/ Rezultojnë pozitivë dy punonjës burgu, kërkohet testimi i të burgosurve

01/04/2020 14:44

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, ku kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë korrektues.

Ata ndërkohë janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.

Pas gjithë kësaj, edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënë kontrolle dhe nuk ka nevojë për panik.

Top Channel